E re në moshë, por të shumta janë pjesëmarrjet e saj në festivale. Sara Bajraktari që në moshën 7-vjeçare ka performuar në festivale fëmijësh, ku dhe është vlerësuar me "Çmimi Vokali më i mirë" për grup-moshën e saj. Prej disa vitesh Sara i bie pianos, si dhe merr leksione për kanto, ndërsa zhanret e saj të preferuara muzikore janë pop, blues dhe jazz. Sara ka marrë pjesë në Festivalin e Fëmijëve Shkodër; Festivali i 50-të i Fëmijëve në Tiranë; si dhe Perform Fest 2011 dhe 2012. Në vitin 2016, Sara Bajraktari merr pjesë në "Gjeniu i Vogël 7", ku shpallet finaliste; në shtator 2017 merr pjesë në JESC 2017, ku fitoi çmimin e dytë. Në vitin 2018, Sara Bajraktari merr pjesë në "Voice Kids of Albania", duke arritur deri në fazën gjysmëfinale. Muzika pop, bluz dhe xhaz janë të preferuarat e saj. Dy modelet udhërrëfyese te jetës së Sarës janë mami i saj dhe Ariana Grande. Përpos muzikës pasion i saj është vizatimi. Ëndrra më e madhe e Sarës është të bëhet këngëtare e suksesshme në Amerikë.
Ka marre pjese te Festivali i Shkodres per femine, Festivali i 50 i femijeve Tirane si dhe Perform-Fest 2011 dhe 2012 drejtuar nga Zana Cela.
Në vitin 2016, Sara Bajraktari merr pjesë në Gjeniu I Vogel 7, ku shpallet finaliste.
Në Shtator 2017, Sara Bajraktari merr pjesë në JESC 2017 me këngën "Flas Me Ëndrrën" dhe fiton çmimin e dyte.
Në vitin 2018, Sara Bajraktari merr pjesë në Voice Kids Albania, gjysmefinaliste.
Në Shtator 2019, Sara merr pjesë në Kënga Magjike 2019 me këngën "Me Vonë".
Në Dhjetor 2019, Sara Bajraktari merr pjesë në Festivali I 58-Të Në Rtsh me këngën "Ajer", ku vlerësohet me çmimin e tretë nga juria e festivalit.
Në Shtator 2022, Sara Bajraktari merr pjesë në Kënga Magjike 2022 me këngën "Ça M'bone".