Sardi Mneri është autor këngësh dhe këngëtar i njohur. Më datë 5 Qershor 2017, Sardi publikon videoklipin "Vec Ty".
Më datë 14 Tetor 2017, Sardi publikon videoklipin "Don't Forget Me", në bashkëpunim me Leonardo.
Më datë 20 Qershor 2022, Sardi publikon videoklipin "Harakiri". Teksti i këngës u shkrua nga Saia, ndërsa orkestrimin e përgatitën në bashkëpunim Deyzoh & Sardi Gs.
Më datë 16 Korrik 2022, Deyzoh publikon videoklipin "Kalli", në bashkëpunim me Sardin. Teksti i këngës u shkrua nga Saia. Videoklipi u prodhua nga kompania TheDirectorEXH.
Më datë 27 Dhjetor 2022, Sardi, Florian Tufallari & Deyzoh publikojnë videoklipin "M'ka Marr Malli". Muzika e këngës është shkruar nga vetë Sardi Mneri, ndërsa tekstin e kanë shkruar në bashkëpunim Saia & Deyzoh (Ronaldo Shtylla). Videoklipi u prodhua nga kompania ND Film Pro.
Më datë 28 Prill 2023, Sardi Mneri publikon videoklipin "Beba Kaj". Muzika e këngës është shkruar nga vetë Sardi Mneri, ndërsa tekstin e kanë shkruar në bashkëpunim Saia & Deyzoh (Ronaldo Shtylla).