TEKSTESHQIP

Sardi Strugaj
A Ja Thash
Lyrics

Ka kalu dhe koha, por nuk më mjaftoi
Si më than veprova, se harrova dot
Thonë që dashuria vjen vetëm një herë
Si të kem besim unë prap se do ta gjej

Kur veten tek ti e pashë, e kur nuk jam i paqartë
Nëse në dorë do ta kisha, do të zgjidhja prap ty
Se vetëm ti ma bën natë, ditën time më pa fat
Dhe unë aty, si i verbër, do të zgjidhja prap ty

A ja thash, sa e bukur ishte bërë atë natë
Po ajo e bukur është çdo natë
A ja thash, se pa të mu gjumi sdo më marrë
Se as në ëndrra mua sdo më dalë

Prit dhe pak më thanë që ta harrosh
Nuk munda të prisja, se harrova dot
Një shkëndijë në zjarr u kthye e më dogj
Gjithçka të përkryer që më vret dhe sot

E veten te ti e pashë, nuk isha unë i paqartë
Nëse në dorë do ta kisha,do të zgjidhja prap unë
Vetëm ti bëre natë, ditën time më pa fat
E aty si të verbër digjeshim të lumtur

A ja thash, sa e bukur ishte bërë atë natë
Po ajo e bukur është çdo natë
A ja thash, se pa të mu gjumi sdo më marrë
Se as në ëndrra mua sdo më dalë

DËRGOI: