TEKSTESHQIP
Sardi Strugaj - Për Ty Dehem
Sardi Strugaj
Për Ty Dehem

Kompozimin dhe tekstin e krijoi vetë këngëtari, teksa producentë të këngës janë Eugen Herri & Media Lab. Materiali artistik ka ardhur tashmë si dhuratë i ilustruar në dimensionin vizual edhe me një videoklip, video produksionin e të cilit e krijoi Lusien. Premiera u transmetua me datë 3 Tetor 2025.

Teksti :: Song Lyrics

Me një xhek më sheh në dorë
E po ndihem vetëm, e po ndihem vetëm
Dy-tri gota sa i pij
Për ty filloj shprehem, për ty filloj shprehem

I kam peng un brenda vetes
E po dehem, un për ty po dehem
Me një xhek më sheh në dorë
E po ndihem vetëm, e po ndihem vetëm

E tash s'ka mbet më asnjë metafor
As krahasim për ty se krejt i kam përdorë
S'kam më qejf me lexu libra,
Me të projektu aty e ndoshta me u frymëzu

Me gjet refrenin që përshtatet më shumë te një kangë
Në veçanti një fjalë që dikur ta kam thënë
Po prapë më ndodh mu sa her pi, telepati
Mendimet që kam kokë janë mendimet me ty

Me një xhek më sheh në dorë
E po ndihem vetëm, e po ndihem vetëm
Dy-tri gota sa i pij
Për ty filloj shprehem, për ty filloj shprehem

I kam peng un brenda vetes
E po dehem, un për ty po dehem
Me një xhek më sheh në dorë
E po ndihem vetëm, e po ndihem vetëm

Kontribuan:

VIDEOKLIPE

Komente 0