TEKSTESHQIP
Sardi - Ti Shko
Sardi
Ti Shko

Autor i vijës melodike dhe autor i fjalëve të tekstit rezulton të jetë Sardi Strugaj, teksa producent i këngës është Eugen Herri. Krijimi në fjalë ka ardhur tashmë i punuar mjaft mirë edhe me anë të një videoklipi muzikor, të cilin e përgatiti Filippo Andronaco. Spoti muzikor është publikuar më 10 Nëntor 2025.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Erdhe me një fjalë të hidhur dikush të kish fol ty keq edhe zemrën ta kan dridhur.
E nga unë ty të kanë heq
Fjalët e tua më goditën thikë e ftohtë në zemrën time.
Desha të mbaj ti më ike.
Ndoshta kur të vdes do bëhem pengu jot.

Ndoshta atëherë ti do kuptosh sa shumë më do.
E ti shko nëse pa mu je lumtur e ti shko kokën mos kthe të thërras.
Ti vazhdon rrugën tënde po e humbur vetëm di se një ditë do vish vish të më kërkosh

Rrugës sot dikush më foli me një tjetër të kishin pa
Zemra gati sa s'më doli veç më mirë më kishin vrarë
E aty mbi plagën time ti të vije lot të hidhje.
Sa te desha unë ti kurrë s'e dite.
Ndoshta kur të vdes do bëhem pengu jot.
Ndoshta atëherë ti do kuptosh sa shumë më do.
E ti shko,
Nëse pa mu je lumtur.
E ti shko,
Koken mos u kthe kur të thërras
TI vazhdo,
Rrugën tënde po e humbur.
Vetëm dije se një ditë do vish.
Do vish të më kërkosh
E ti shko,
Nëse pa mu je lumtur.
E ti shko,
Kokën mos e kthe të të thërras.
Ti vazhdo,
Rrugën tënde pa e humbur.
Vetëm dije se një ditë do vish,
Do vish e une s'do jem.

VIDEOKLIPE

Komente 0