TEKSTESHQIP
Biografia
Sareta Bega lindi me 18 shkurt te vitit 2001 ne Tirane, Shqiperi. Ajo eshte nje kengetare e muzikes pop dhe nje mezzo soprano ne muziken lirike (opera).
Qe ne moshe te vogel, rreth 9 vjec, ka hedhur hapat e para ne muziken pop dhe gjithashtu ne kercim dhe aktrim.
Nga viti 2011 deri ne 2016 ka marr pjese ne shume aktivitete jashteshkollore ne te cilat ka marr gjithashtu cmime te para dhe te dyta. Me pas ka ndjekur studimet e saja ne liceun artistik “Jordan Misja” Tirane per degen e Canto Lirico per tre vite.
Ajo gjithashtu ka marre mesime private ne pianoforte. Gjate liceut ajo ka marre pjese ne konkurse te ndryshme te muzikes lirike si “Jorgjie Truja”,ne vitin 2018 fituese por gjithashtu ne vitin 2019 si fituese e cmimit te 3-te, ne konkursin e muzikes lirike “Tirana Talent” ne 2017 ku eshte perzgjedhur si fituese e cmimit te dyte dhe ne te njejtin konkurs ne vitin 2019 fituese e cmimit te pare ne muziken Pop. Eksperiencat e saj kane vazhduar po ashtu dhe jashte Shqiperise, koncerte korale ne Itali (Parma, Berceto, Piacenza) e Gjermani (Berlin) si koriste e zerit te dyte (contraalto). Me pas ka vazhduar studimet e saja ne Akademin e arteve per te njejten dege ( Canto Lirico).
Ne 2020 ajo doli fituese ne Conservatorin me te mire te muzikes ne Firenze duke u rradhitur ne vendin e 12-te nga 60 konkurrente por ne pamundesi te problemeve te procedurave nuk mund te ishte ne kete vite per te vazhduar studimet universitare, ajo vazhdoi studimet e saj ne Akademine e arteve Tirane. Gjate kesaj kohe ajo nuk u dorezua per ta provuar serisht, dhe nderkohe qe ishte ne procedim te studimeve ne Tirane, ajo vazhdoj te merrte leksione kantoje me nje nga profesoret me te mire ne Shqiperi Bariton, Vangjo Kosta.
Ajo ka bere gjithashtu nje koncert recital Pop te quajtur “Nostalgjia” e zgjedhur nga vete ajo dhe marr persiper cdo lloj pune te bere, ne te cilin ka punuar shume me cdo kenge te vjeter shqipetare duke I sjell ne versione te ndryshmete kenduara nga vete ajo e disa nga koleget e saj te liceut, duke e sjell kete koncert live ne sallen e koncerteve “Tonin Harapi” Tirane se bashku me band muzikore. Ka marr pjese ne disa programe e intervista televizive. Ne vitin 2021 ajo fiton audizionin duke pasur serisht mundesine te vazhdoj studimet e saja per degen e Canto dhe teater ne Conservatorin “Luirgi Cherubini” Firenze, Italy.
Gjate viteve 2021-2022 ka qene pjese e show televiziv “Mam, po ti?! 1, ne te cilen mori goxha pelqim dhe shume komente positive per te nga publiku. Ajo kaloj te 5-ta fazat duke arritur ne finale. Ky ishte hapi I saj I pare ne nje gare televizive.
Ne Firenze ajo ka marre pjese ne nje nga master class korale te nje nga profesorve me te mire te Akademise ne Rome rreth 1 muaj.
Ka qene pjese e korit ne Opera “Le nozze di Figaro” si zeri I pare femer, ne Firenze gjithashtu duke punuar dhe perkushtuar pasionit te saj per teatrin e artin e muzikes.
Ka ndejkur nje trajnim per teatrin ne lidhje me funksionin e trupit te aktorit ne veten dhe personazhin ne skene, te quajtur “Il corpo vero” ne Firenze. Eshte pranuar per disa audicione per te qene pjese e filmave ne Itali, gjithashtu dhe pjese e Musical te serialit me te famshem napoletan ne Itali “Mare Fuor” ku mori fjale dhe duartrokitje gjate audicionit te saj ne teatrin e Romes.
Gjithashtu ne Youtube ka realizuar coverin e saj professional te nje nga kengeve italiane te famshme te kengetarit Marracash.
Pervec eksperiencave te saj keto tre vite ne Firenze ajo eshte zgjedhur dhe nga agjenesi te modes dhe imazhit ne Bologna e Roma ne Italy.
Ajo ka kryer gjithashtu audizione te operave te ndryshme te Rossini.
Ka performuar gjithashtu ne Teatrin Niccolini ne Firenze, duete e quartette lirike.
Ne Vitin 2023 zgjidhet fituese e audizionit per te qene soliste e zerit te “mezzo soprano” e Meses me te famshme te Hayden me 4 zera, e shoqeruar nga orchestra e kori I Conservatorit Cherubini Firenze ne Kishen me te famshme te Firenzes Basilica di Santa Maria Novella. Ne kete koncert eshte pritur me shum duartrokitje e komplimente nga kolege e mesues gjithashtu dhe turiste qe vlersuan dhe shijuan kete koncert fantastik te pjeseve soliste e korale te kompozitorit Haydn.
Me vone ajo kryen audicionin per rolin e dyte kryesor te operas “Suor Angelica” Puccini duke dal fituese e rolit te “ zia principessa” ne te cilen jep dy recita nje ne Umbertide, Italy dhe nje ne kishen e Firenzes se bashku me orkestren e shkolles se muzikes, duke dal me shume sukses.
Ka kenduar si soliste ne nje nga koncertet e Vitit te ri ne dhjetor te 2023 ne Grassina, Italy duke kenduar 5 pjese operistike te ndryshme nder te cilat ka performuar nje nga ariet me te famshme te opera shqipetare “Mrika” duke lene pa fjale ndermjet emocioneve qe ajo dha te gjithe publikun e huaj.
Me pas ka kryer nje audicion internazional lirik ne Lucca, Toscana Italy ne te cilen arriti deri ne gjysem finale duke interpretuar arie te dy operave te ndryshme ne sallen e madhe te conservatorit muzikor ne Lucca.
Ka punuar e marre pjese ne nje produksion opera ne teatrin Goldoni ne Firenze per te sjelle operan “L’elisir d’amore” te kompozitorit Donizetti.
Ne 2024 me kengen e saj te pare “Nje Bilete” arriti te jete pjese e kategorise Big Artist ne Kenga Magjike 2024.

Kohet e fundit ajo ka nisur te shkruaje tekste kengesh dhe poezi gjithashtu te shkruaje muzike.

Tani ajo ndodhet ne Firenze duke vazhduar studimet e ekperiencat e saj ne lidhje me artin e teatrin duke punuar cdo dite me shume sakrifica per te arritur ato qe ajo mendon per veten e saj, sepse cdo gje e bukur Brenda saj ka nje pune profonde te madhe por me shum pasion.

Vazhdon dhe tregon cdo dite se lufta e saj eshte me veten, punon dhe krijon per te kuptuar sa do te arrijne aftesite e saj ta bejne ate qe ajo do,
Kete Jete qe ja ka kushtuar cdo dite te saj, Pasionit per kete Art.
Teatri, opera e muzika jane jeta e saj.