TEKSTESHQIP
Sefë Duraj - Andrrat Në Gurbet
Sefë Duraj
Andrrat Në Gurbet

Muzika e këngës ka punuar si kompozitor vetë këngëtari, për tekstin është përkujdesur Ismail Fazliu, ndërsa arranzhuesit të muzikës janë Muhamet Selimi & Driton Fazliu.

Teksti :: Song Lyrics

Pse oj zanë e malit më pyet pa u ndalë
Ti e din shumë mirë hallet që i kam
Tu mi fshi lotët natë për natë je mbet
Prej kur isha m'sus e tash ne kurbet

Andërr qe sa vjet flas me ty moj zanë
Po t'pyti per nxansa po te veti për nanë
Herët pa zbardh dita, po u ngi mire gjum'
Me plagët në shpirt po nisem për punë

Një dite ni za i butë në zemër më dridhi
O mësues i dashur, dikush mua m'thirri
S'dita a me u g'zu, apo me u mërzitë
Unë me nxansin tem kur u mora ngrykë

Mu dok u çelë toka zani nuk më dul
M'u kujtuan vargjet qe i thamë dikur
Për këtë plagë që dhem faji është jetim
Mësuesi me nxans me u taku n'mërgim

Nëpër shtigje t'dijes të kam pa krenar
Sa herë bojsha pytje, ishe vullnetar
Pse oj zanë e malit rand na erdh' jeta
Pse rinisë tonë sot me ju vra shpresa

Mësuesi e nxansi me lot dytë po qajnë
Një orë historie në kurbet e mbajnë
Kosove ti je zemër, Shqipri të kem nanë
Dashnia për juve neve gjallë na mbanë
Komente 0