TEKSTESHQIP

Selami Kolonja
Male O Ju Male
Lyrics

Male o ju male,
Keni shumë halle,
Dëbora po binte,
Era seç po frynte.

Djemtë seç po shkojnë,
S'dinë se ku qëndrojnë,
Gjethi po gjethonte,
Qyqja po këndonte.

Male o ju male,
Keni shumë halle,
Debora po binte,
Era seç po frynte.

Djemtë seç po shkojnë,
S'dinë se ku qëndrojnë,
Gjethi po gjethonte,
Qyqja po këndonte.

Male o ju male,
Mbushur plot me halle,
Dëbora po binte,
Era më s'po frynte.

Djemtë kur u ndanë,
Amanetet e lane
Dhe mbi krye nënat,
Shami t'zeza kanë.

5 marsi i shkruar,
Ditë e mallkuar,
Dhe ja thoka qyqja
Më të ligjëruar.

Qindra varre hapën,
Plagë në kraharuar,
Dhe ja thoka qyqja,
Më të ligjëruar.

DËRGOI: