Tema: Poezi Satirike

Ngjyra Njerezish

Ka njerëz, që në burgje rrinë,
E tash adhurojnë lirinë.
Po ka që për burg kanë shtëpinë,
Rutinën e monotoninë!

Ka që me vesh të dëgjojnë
Po nga biseda asgjë nuk kuptojnë.
Ka dhe që të heshtur rrinë
E mik të mirë kanë vetminë.

Ka që me vite të harrojnë
E kur kanë probleme si për habi të kujtojnë.

Lloj e lloj njerëzish ka kjo botë
Prandaj është më e lehtë të kesh ftohtë
Sesa të gjesh ngrohtë!

Ka që me para lahen
E diku të tjerë njerëz
Për pak ujë, thahen!

Ka që mallkojnë
Por ka dhe që në një ditë më të mirë
Besojnë.

Ka që shumë miq kanë
Po nga ta, shumë pak, të vërtetë janë.
Ka dhe që i zgjedhin miqtë me kujdes
Po ka dhe që shih, fol e fut në thes!

Tani nga ju një gjë pres
Ajo është të keni kujdes!

Nga këto që lexuat,
Shpresoj se ca gjëra i kuptuat!
Shumë shpejt mëson
Ose je idiot
Ose idiotësitë pëson.

30 dhjetor 2016

- poezi nga Serael


- Poezia u dërgua nga Mario -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1064