Tema: Poezi Satirike

Një Jetë

Po pse dhe sa do rrojmë?!
Që botën po e prishim e s’po e gëzojmë…
Që në rrugë, të tjerët i shohim keq…
Për dreq, po, po, për dreq!

Se belaja na ka gjetur!
Poezi, fjalë, muzikë e tjera plotë…
Mes ëndrrash i konsumojmë, duke fjetur
Si i sëmuri serumin packa se ka për të vdekur.

Se i miri vetes sa qe mirë nuk qe.
E cigaren shpesh herë e ndizte, shtruar.
Kur i miri vetes nuk je
dhe vdekja është një realitet që duhet pranuar.

Po pse dhe sa do rrojmë ne?!
Që një fjalë të mirë mos ta themi…
Që për mirë, të vdekur, të na kujtojnë
Se të kqinj bëhemi heraz, nuk jemi.

E boll me politikë se halle kemi plotë!
Kur ka rreshtur së qari mileti…
Qahet i shkreti, po’ qahet më kot
Së pari në jetë na mungon serioziteti.
Se jetën nuk marrim seriozisht.

Poezi e shkruajtur më datë 26 janar 2019.

- poezi nga Serael


- Poezia u dërgua nga Elio -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1065