Sergej Esenin Poezi
Sergej Esenin

Rruga Ime

(Poemë)

Futet mes pritave jeta prapë.
Mua, banorit të vjetër të fshatit.
Më vjen ndërmend vendlindja.
Ç‘kam parë dikur, në fshat.
Vargje urtësisht thoni.
Bëmat e jetës sime
Tregoni.

Një izbë fshati.
Qaforet e kuajve që bien erë katran.
Kamarja e ikonave të lashta
Një bishtuk dritëzbehtë.
Ç’bukuri vërtet!
Përshtypjet e viteve të para.
I ruaj të gjalla të freskëta në jetë.

Shtëpia e Eseninit

Pështjellimi i bardhë i stuhisë së borës,
Jashtë dritareve ulurin.
Nëntë vjeç.
Pranë sobës macja, shtroja dhe gjyshja…
Gjyshja hap gojën çdo çast, psherëtin
Dhe buzën me kryq duke zënë.
Këndonte diçka të trishtuar
Për stepën e paanë.

Stuhia çirrej.
Pranë dritares.
Dukej sikur vdektarët vallëzonin.
Sakaq,
Japonezëve u shpallte luftë perandoria.
Dhe kujtdo që larg i faniteshin kryqe të drunjtë
Me qindra edhe me mia.

Në atë kohë
Punët myk të Rusisë injoroja.
As qëllimet
As arsyet e luftës s’i kuptoja.
Fushat e Riazanit, ku muzhikët
Kosisnin bar
Dhe mbillnin grur
Ishin për mua gjithë bota mbarë.

Vetëm mbaj mend se fshatarët pëshpërisnin,
Dhe shpotisnin djallin.
Zotin
dhe Carin.
E vetmja përgjigje për ta ish
Buzëqeshja e agimeve dhe largësive
Ngjyrë limoni.
Të kulluara gjer tej kaltërsive.

Për herë të parë,
U ndesha me rimën,
Teprica e ndjenjave të mia
Më trulloste.
Meqë trilli im,
U ngjal, s‘u zverdh,
Në fjalët e mia, thashë, shpirtin do ta derdh².

Vite të largëta,
Si brenda një mjegulle jeni tani.
Kujtoj gjyshin
Kur më thosh me trishtim:
²Eshtë krejt e kotë…
Shkruaj po deshe
Për thekrën,
Dhe më tepër shkruaj për pelat, biri im!²
Atëher në trurin e lodhur nga pasioni
Për muzën time me një qetësi të fshehtë
Nisën ëndërrat e mia intime.
Se së shpejti do të bëhesha i pasur,
I dëgjuar
Poet me nam
Dhe që monumentin
Do të ma ngrinin në Riazan…

Pesëmbëdhjetë vjeçar
U dashurova marrëzisht
Dhe ende jo i vetëm fillikat
Ëmbëlsisht
Pasi erdha në moshë,
U martova me vajzën më të mirë
Me më të bukurën e vajzave në botë.

Vitet rridhnin
Ndryshonin fytyrat e tyre…
Një dritë e re
Përhapej mbi ta.
Kurse unë fshatari ëndërrimtar,
U bëra këtu në kryeqytet
Poet i klasit të parë.

Dhe i sëmurur
Nga mërzia e shkrimtarit
Nisa të endem
Vendeve të huaja si udhëtar,
S‘u besoja më takimeve,
S‘vuaja nga ndarjet, lamtumirat,
E quaja gënjeshtër gjithë botën mbarë.

Kuptova atëherë
Ç‘ishte Rusia,
Kuptove, ç‘ishte lavdia.
Dhe në një shpirt si ky imi,
Si helm i hidhur
Më zuri thellë e më thellë trishtimi.

S’e çaj kokën fare
Që jam poet.
Edhe pa mua
Ka plot zhele anembanë.
Ngordhsha!
Por
Vetëm një lutje për ju kam…
Mos ma ngrini, ju lutem, shtatoren në Riazan.

Rusia… Carshina…
Breng…
Delikatesë aristokrate e kulluar…
Ç‘këndojnë vallë?
Prite, pra, o Moskë
Rrugaçin e dëshpëruar.

Do ta shohim
Kush nga ne do t’ia dalë.
Dhe ja nga vargjet e mia,
Në klubin e ndritur, çdo sallon
Shurra e pelës së Riazanit
Gulfon.

Nuk ju pëlqen?
Por është e drejtë!.
Me zakonin
E Aromës së rigonit dhe trëndafilave..
Por kjo bukë,
Që ju po gëlltitni e kemi bërë ne
Si të thuash, pikërisht
Me pleh,

Kaluan vite të tjera
Ajo që ndodhi gjatë tyere
S‘mund të thuhet
Vetëm me fjalë.
Carizmin duke përzënë
Me energji tmerrësisht të furishme,
Masat e punëtorëve u çuan në këmbë

I lodhur së zvarrituri
Nëpër vëndet e huaja
U ktheva
Në shtëpinë ku linda.
Tek këneta,
Me fustan të bardhë
Rri berjoza me bukle të blerta.

Po ç’berjozë!
E mahnitshme! dhe ç‘gjinj pa,
Nuk i gjen në asnjë grua
Gjinj si ata.
Nga fushat
Muzhikët spërkatur me diell të valë.
Karrot e tyre me thekërr
Më sjellin përballë.

Nuk mund të më njohin përsëri:
Për ta jam një kalimtar.
Por ja, pa vështruar,
Kalon një fshatare.
Si një lloj rryme të ftohtë
Ndiej gjatë shpinës
Një rrëqethje të pashprehshme dot.

Është vërtet ajo?
E mundur të mo s‘më njoh?
Pa dyshim!
Lëre, pra të shkojë…
Edhe pa mua asnjë hidhërim asaj
S ’ka për t’i munguar:
Jo më kotë e ka një rrudhë kaq të dhimbshme
Buza e saj e menduar.

Çdo mbrëmje,
Duke ulur kapelen mbi ballë
Që të mos më tradhëtoj akulli
Që kam në sy.
Po shkoj të shoh korrjen e stepaave
Dhe të dëgjoj me kërshëri
Si këndon lehtaz
Përroi aty.

Si t‘ia bëj unë vallë?
Rinia iku!
Erdhi koha
Të punoj se të endem lart e poshtë përherë.
Sepse po më vijnë këngë të pjekura tani
Nga shpirti im aventurier.

Dhe ndryshimi i jetës së fshatit
Mund të më mbush
Me forca të reja,
Si dhe dikur
Më bëri me famë e lavdi
Bashkëfsatarja ime
Pela ruse.

- Poezi nga Sergej Esenin



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0