TEKSTESHQIP
Sergio Hajdini - Hey, Si Je Ti?
Sergio Hajdini
Hey, Si Je Ti?

Kompozitori i këngës dhe autor i tekstit rezulton të jetë vetë këngëtari. Materiali në fjalë është paraqitur tashmë si dhuratë nga ana vizuale me një klip muzikor, i cili u transmetua me datë 28 Shkurt 2025.
 Një baladë intime dashurie që shpalos emocionet më të sinqerta përmes fjalëve të thjeshta, duke përcjellë një histori të bukur dhe rrëfyese që prek zemrën.
Teksti :: Song Lyrics
Hey! Si je ti?
Nje kujtim më sjell kjo melodi
Jo! S'mundem të t'harroj
Me aromën tënde po vallëzoj

Yjet po bien me to dhe unë
Qëndroj, nuk kam gjumë
Trupi im shtegëton pa ty
T'kërkon gjer në fund

Rrimë dhe pak të dy bashkë dhe më thuaj tani
Një si ti ku ta gjej?!
Unë e di se edhe botën e thyej për ty
Kam nevojë ta rrëfej! Se akoma ndiej!
Akoma ndiej!

Hey, ku je ti?
Një kujtim me sjell kjo dashuri
Po udhëtoj dhe në qiellin tim të vizatoj

Gjethet bien e me to dhe unë
Po hesht, ëndërroj
Trupi yt si një muzeum
T'kërkoj, gjer në fund...

Rrimë dhe pak të dy bashkë dhe me thuaj tani
Një si ti ku ta gjej?!
Unë e di se edhe botën e thyej për ty
Kam nevojë ta rrëfej! Se akoma ndiej!

Oh-oh oh-oh
Oh-oh oh-oh

VIDEOKLIPE

Komente 0