Biografia
Duke përzier rrënjët e tij evropiane me edukimin e tij në New York, Seven ka zhvilluar një tingull unik që bashkon Hip-Hop, R&B dhe Pop. Megjithëse edukuar në mënyrë klasike, muzika e tij drejtohet nga emocione të papërpunuara, ritëm dhe melodi të paharrueshme.
Midis viteve 2018 dhe 2019, ai turneoi në Evropë me hitet e tij. Tani i vendosur midis Los Angeles dhe New York, Seven po hap rrugën e tij në skenën globale të muzikës me stilin e tij shumëzhanëror.
Seveni është djali i dy këngëtarëve shumë të njohur në skenën e muzikës në Kosovë, Sunaj Saraqi dhe Vera Orucaj. Seveni është shumë i talentuar në muzikë dhe tregon se prindërit e tij e ndihmojnë me ide dhe i kanë trashëguar atij talentin. Seven Saraqi lindi në Mitrovicë dhe ka jetuar deri në moshën 5-vjeçare. Prindërit e tij shkuan në Shtetet e Bashkuara për një turne dhe ndërkohë filloi lufta në Kosovë dhe qysh atëherë, familja e tij krijoi një jetë në SH.B.A. Qysh në moshë të vogël kishte pasion muzikën dhe kur ishte 9 vjeç, zuri vendin e parë në një turne që u mbajt në Amerikë për piano. Dëshiron të jetë një producent me vlera dhe i suksesshëm në sferën e muzikës.