-
09-10-2015
Këngëtari Seven Saraqi ishte mjaft aktiv gjatëverës pasi ai publikoi një këngë në duet me reperin Noizy, kënga titullohej "Zeshkane" dhe videoklipi ishte mjaft veror.
Tani ai sapo ka publikuar këngën e tij më të re e cila titullohet "Largohu prej rrugës". Thuhej se kënga "Zeshkane" i dedikohej dikujt por kjo kënga e re thua të jetë sërish për dikë, apo thjeshtë frymëzim i tekstshruesit....
★★★★★
-
29-07-2015
Këngëtari i njohur Seven Saraqi sapo ka publikuar këngën e tij të re në bashkpunim me reperin Noizy. Këngës i është bashkangjitur edhe videoklipi i cili është mjaft veror.
Melodia e këngës është punuar nga vetë Seveni, e ndërsa tekstin e ka shkruar poashtu Seveni bashk me Noizy-n. Miximi është realizuar nga Dj Aboom e ndërsa regjisori i klipit është Valon Aziri.
Këngën mund ta gjeni në linkun e poshtëm me videoklip & tekst në teksteshqip.com...
★★★★☆
-
25-07-2015
Këngëtari Seven Saraqi së shpejti do të publikojë videoklipin e tij më të ri në bashkëpunim me Noizyn. Para pak dite ata kanë paralajmëruar që së shpejti do të publikohet kënga me titullin “Si mu kon zezake”, e që siç duke është duke u pritur me një entuziazëm shumë të madh nga fansat.
Pasi që komentet e këtyre të fundit nuk kanë të ndalur pas një videoje të cilën Seven e kishte publikuar në Instagram....
★★★★★
-
13-07-2015
Këngëtari i njohur Seven Saraqi e ka gati tashmë këngën e tij më të re e cila pritet të lansohet shumë shpejt në treg.
Kënga ka përfunduar së inçizuari e ndërsa pritet që të finalizohet edhe me videoklip.
Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Seveni i cili ka publikuar një fotografi në rrjetin e tij social në Instagram ku shihet gjatë xhirimeve të videoklipit.
Ai ka bërë të ditur se kënga e tij e re titullohet "Zeshkane" dhe se do të publikohet brenda këtij muaji....
★★★★★
-
02-06-2015
Seven Saraqi është mjaft aktiv kohëve të fundit në muzikë, madje ai e ka gati edhe videoklipin e tij më të ri.
Në rrjetin e tij social në Instagram ai ka publkuar një foto të shkëputur nga xhirimet e videoklipit.
Gjithashtu në mbishkrimin e fotos ai i ka pralajmëruar fansat se videoklipi do të publikohet në youtube në ora 23:00.
...
★★★★★
-
07-04-2015
Këngëtari Seven Saraqi ka publikuar sot në rrjetin e tij social në Instagram një foto me një shkrim drejtuar zotit.
Ai ka falënderuar Zotin që e ka zgjuar përsëri nga gjumi, që është gjallë dhe i shëndetshëm.
Seveni mendon se ne kërkojmë aq shumë gjëra nga jeta ndonjëherë sa që harrojmë që më e rëndësishme është një ditë jetë....
★★★★★
-
24-02-2015
Këngëtari kosovar Seven Saraqi po jeton ditët më të lumtura të jetës së tij. Kjo pasi këngëtari po përjeton momente shumë të bukura pranë të dashurës së tij Lorena Haliti.
Ata për momentin gjenden në një vend shumë të bukur ku po kalojnë disa ditë pushimi. E në një fotografi të postuar në Instagram çifti shiheshin shumë pranë njëri-tjetrit, madje Seveni kishte vënë kokën tek gjoksi i të dashurës së tij, aty ku edhe gjen ngrohtësi përpos që atë e merr nga rrezet e diellit....
★★★★★
-
21-02-2015
Këngëtari i njohur ka kohë që është në lidhje me Lorena Halitin. Seven së fundmi ka publikuar një foto në Instagram ku shihet duke marrë një puthje nga e dashura.
Ndërkohë që ani nuk ka paralajmëruar për ndonjë projekt të ri muzikor....
★★★★★
-
20-11-2014
“E di qe t'dhem” titullohet kënga e tij më e re e cila është publikuar natën e mbrëmshme. Fjala është për këngëtarin Seven Saraqi, i cili së fundmi është mjaft aktiv në muzikë. 130/130749 Muzika dhe masteringu janë bërë në studion e RED BOX Entertainment, ndërsa teksti është shkruar nga reperi i ri nga Peja, Gjiko.
...
-
28-08-2014
Këngëtari i ri i zhanrit RnB, Seven Saraqi, ka lansuar këngën e tij të re me video tekstuale, “I'm On It”.
Seveni, një djalë i talentuar i cili po lanson projekte një nga një nga studio RedBox, ka ardhur me një tjetër projekt të ri interesant. 130/130750 Ai këndon në gjuhën angleze me një zë karakteristik, dhe një femër që bën skena të nxheta në videon tekstuale. Kënga është shkruar nga vetë Seveni.
Pas videoklipit "Ma ngat", Seven ka preferuar të sjellë këngën e tij të re në versionin Lyric Video, që është punua...
★★★★★
-
02-08-2014
Talenti i ri i muzikës RnB, Seven Saraqi, ka publikuar videoklipin e tij të ri të këngës “Hajde Ma Ngat”. 130/130751 Këngën e ka punuar në muzikë vet Seven Saraqi dhe Big Bang. 130/130748 Tekstin e këngës e ka punuar Gjiko, kurse videoklipi është realizuar nga Max Production. 130/130749 Projekti e kthen Sevenin në skenën e muzikës pas projektit mjaft të suksesshëm, “Ska Dashni”....
★★★★☆
-
27-03-2014
Këngëtari i njohur shqiptar, Seven Saraqi, ka publikuar videoklipin e tij të ri të këngës së re.
Kënga titullohet "S'ka Dashni" dhe është një këngë mjaft kualitative që këngëtari i zhanrit RnB ka sjellur në rikthimin e tij.
Këngën e ka punuar dhe finalizuar produksioni RedBox.
Videoklipin e ka realizuar produksioni Imagine Creative....
★★★★★
-
24-03-2014
Ditë më parë është raportuar se këngëtari Seven Saraqi është rrahur brutalisht nga i dashuri i një femre të cilin kinse e ka ngacmuar ai. Mirëpo, këtë e ka mohuar kategorikisht këngëtari, duke deklaruar se mediet e kanë keq-transmetuar këtë ngjarje. 119/119940 “Lajmi se jam rrahur brutalisht nga i dashuri i një femre të cilën unë kinse e kam ngacmuar, është plotësisht i falsifikuar. Nuk ka ndodhur kurrfarë rrahje mes nesh, por ka pasur një fjalosje. Kam qenë me një shok timin duke zbritur me ashensor në hotelin ku qënd...
★★★★★
-
08-03-2014
Duket se spekulimet dhe raportimet e disa mediave shqiptare kanë kaluar kufirin, aq sa kanë dëmtuar imazhin e këngëtarit, Seven Saraqi, rreth një incidenti ku u besua se ka ngacmuar një femër të martuar, e që aspak nuk ka qenë e vërtetë.
Telegrafi ka kontaktuar këngëtarin e ri shqiptar, i cili u besua të jetë pjesë e një incidenti në dalje të një prej lokaleve të kryeqytetit para pak ditësh.
Incidenti sipas disa mediave ka ndodhur për shkak se këngëtari ka ngacmuar një prej femrave në ashensor.
Sidoqoftë, Telegrafi ka kontakt...
★★★★☆
-
04-03-2014
Këngëtari Seven Saraqi është shëndoshë e mirë, pas incidentit të ndodhur së fundmi në një klub nate në kryeqytet.
Media të ndryshme kanë raportuar se këngëtari i ri është rrahur nga një person në një klub për shkak të një femre. Por, burimet e Telegrafit thonë se ai është rrahur nga pesë persona në dalje të ashensorit të klubit në fjalë.
Seveni është në gjendje të mirë dhe nuk ka asgjë, ndërsa incidenti, sipas burimeve të tona, nuk ka ndodhur për shkak se këngëtari ngacmoi një prej femrave në klub, por për arsye krejtësisht të tjera.
Telegrafi ka kontaktuar Sevenin dhe këngëtari i talentuar ka treguar se në ditët në vijim d...
-
14-12-2013
U publikua super balada e përgatitur mjeshtërisht nga Seven Saraqi dhe Faton Macula. Balada titullohet “Where did you go” dhe është inçizuar në studion e famshme “Fenix” në New York.
Kënga është në gjuhën angleze dhe flet për një djalë që braktiset nga e dashura e tij, të cilën e dashuronte pa masë. Kënga hapet me një intro fantastike, e realizuar mjeshtërisht në kitarë nga Faton Macula. Ndërsa Seven tregon të gjitha vlerat e tij vokale në një këngë që përmbledh 3 zhanre muzikore. E kishim dëgjuar dhe pëlqyer sesi Seven përshatej n...
★★★★★
-
03-09-2013
Seveni është djaloshi i dy prindërve shumë të njohur në skenën e muzikës në Kosovë, Sunaj Saraqi dhe Vera Orucaj. Seveni është shumë i talentuar në muzikë, ai për Zëri-n tregon se prindërit e tij i ndihmojnë me ide dhe ja kanë trashëguar atij edhe talentin.
Seveni, ka pasur disa hite si “She Got Me” dhe “Secret love” dhe ai tani ka nxjerr këngë të re e cila quhet “Work”. Ai po planifikon të nxjerr edhe albumin vitin tjetër. Seveni ka fituar konkurs për piano me përmasa globale ku edhe prindërit e tij kanë vendos që t’i ndihmojnë at...
★★★★★
-
28-06-2013
Këngëtari simpatik dhe i talentuar Seven Saraqi sapo ka realizuar një set fotografik nga i madhi Fadil Berisha. Këtë e ka treguar ai në rrjetin social se disa foto intresante janë duke ardhur nga ky fotograf shqiptar me famë botërore. Këngëtari si duket do të kthehet për pak kohë në një model, që në fakt nuk është hera e parë që ai shquhet apo flitet për një pajme të mirë dhe shumë i adhuruar nga gjinia femërore për sipmatinë e tij. Ndryshe Seven tashme është duke bashkëpunuar me producentë të huaj në Amerikë, e ndërsa sapo ka xhiruar...
★★★★★
-
19-06-2013
Këngëtari i talentuar Seven Saraqi sapo ka xhiruar videoklipin më të ri të këngës me titull “Ëhere did you go”. Kjo këngë është një baladë shumë e bukur e punuar me kitaristin e njohur Faton Macula. Një ndërthurje e bukur me një rep style, do të vijë shumë shpejt për të gjithë fansat e djaloshit simpatik, ndërsa ne mësojmë se kënga është punuar në një nga studiot më të shtrejtë në Neë York. Kohë më parë Seveni ka pasur një koncert gjigand me këngëtaren Dafina Zeqiri, e ndërsa ai është duke u menaxhuar nga producentë të njohur amerikanë....
-
18-01-2013
Një tjetër sfidë do të vijë shumë shpejt për të provuar talentin shqiptar, Seven Saraçi, i cili jeton dhe vepron me muzikën e tij në Amerikë.
Ne mësojmë se ai do të ketë së shpejti një shou, ku do të jetë i ftuar së bashku me artistë të njohur amerikanë.
Menaxheri i këngëtarit shqiptar, i njohur me emrin K LaMonte Giftedsoul, ka shumë shpresë dhe beson te talenti i kosovarit dhe po e menaxhon shumë mirë.
Ai ka menaxhuar edhe artistë më me zë të Amerikës. Seveni është duke përgatitur disa këngë për t’i lansuar së shpejti në tregun amerikan, me firmën e producentit të tij - ‘Bang Out’....
-
23-05-2012
Tragjedia e cila ndodhi pasditën e hënë të 21 majit ka shokuar të gjithë shqiptarët. Shumë artistë kishin shkruar në profilet e tyre në facebook, apo tëiiter duke shprehur ngushëlllime për të gjithë shqiptarët dhe familjarët e viktimave.
Këngëtari i cili ndodhet në Amerikë dhe ku është duke krijuar karrierën e tij muzikore atje, Seven Saraqi, sapo dëgjoi për këtë faktkeqësi dhe në pamundësi për të qenë pranë familjarëve të atyre që humbën jetën, ai ka pasur këtë ide më interesantë, ku ka bërë një video-mesazh ngushëllimi.
Mësuam...
★★★★★
-
17-05-2012
Këngëtari i cili karriërën e tij muzikore e ka shtrirë tashmë në Amerikë, ku edhe është duke jetuar, Seven Saraqi, edhe këtë vit është i nominuar me këngën "She got me", këngë kjo në bashkëpunim me Vig Poppa, në Video Festin Muzikor 2012.
Por artisti duke qenë shumë i angazhuar në Amerikë, më muzikën dhe shkollën, nuk dihet nëse do të mund të jetë i pranishëm në ndarjen e cmimeve më 5 qershor. Kujtojmë që vitin e kaluar Seveni ka qenë i nominuar me këngën e tij të parë "Mos Shko", ndërsa këtë vit me këngën e lartpërmendur ai është nominuar në kategorinë më të mirë të muzikës RnB.
Djaloshi tani për tani vazhdon të ketë oferta d...
-
19-03-2012
Ai është një djalosh që po përgatitet të hyjë shumë sigurt në tregun amerikan, falë edhe talentit të tij dhe bashkëpunimit me producentë të famshëm amerikanë. Është ky Seven Saraqi, i cili ka treguar për ne se është duke e bërë një bashkëpunim që do ta ketë edhe një video me Vig Poppa, pjesëtarin e grupit "Kaos".
Ndërsa mësuam gjithashtu se Seveni nuk është më në lidhje me modelen Arta Arifin, arsyeja se vajza nuk ka qenë për të....
★★★★★
-
08-02-2012
Ka qenë një darkë e mbushur plot e përplot tavolina, sic e ka zakon shqiptari, për të pritur mikun. Ka pasur aty pite me spinaq, mish vici, sarme, pulë, tarator me sallatë e shumëcka tjetër, e gjitha menu shqiptare.
Kjo është ajo që ne mësojmë nga babai i talentit shqiptar Seven Saraqi, i cili kishte ftuar producentin e famshëm botëror Bang Out në shtëpinë e tij në një darkë. Producenti i 50 Cent dhe jo vetëm, ka shijuar pa fund ushqimin në tryezën mikpritëse të familjes Saraqi, ndërsa reagimi ka qenë vetëm "Waw waw" për ushqimin d...
★★★★★