TEKSTESHQIP
Biografia
Sevina ka nisur të këndojë që në moshën 6-vjeçare. Ka marrë pjesë disa herë në festivalin “Bilbilat e Vegjël Këndojnë”, ku është vlerësuar me çmimin e tretë dhe më pas me çmimin e parë. Në “Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë” në Shkodër është shpërblyer një herë me çmimin e tretë dhe dy herë me çmimin e parë.
Në vitin 2017, mori pjesë në festivalin “Ardhmëria” në Kosovë, ku fitoi çmimin “Nexhmije Pagarusha”, ndërsa në vitin 2018 u vlerësua me çmim special në festivalin “Ylberi” në Maqedoni.
Në vitin 2019, konkurroi në Festivalin Mbarëkombëtar të Zërave të Rinj “Jorgjia Truja”, ku fitoi çmimin e tretë, dhe në festivalin “Dita Jonë” në Tetovë ku u nderua me çmimin “Ismail Qemali”.
Ka marrë pjesë për katër vite radhazi në “Ahengun Shkodran” të organizuar nga “Qendra Kulturore Pjetër Gaci”, si dhe në festivalet “Lule Bore” dhe “Pranverë me Këngë” në teatrin “Migjeni”.
Në vitin 2020, ka qenë pjesë e festivalit “Këngë Moj”. Një tjetër përvojë e rëndësishme ishte në vitin 2022 në Itali, ku në konkursin “Diamoci un tono” fitoi çmimin e kritikës.
Prej disa vitesh merr pjesë në koncertet popullore të organizuara nga “Qendra Kulturore Pjetër Gaci”. Së fundmi, ka krijuar një bandë me të cilën ka performuar live gjatë verës.
Një projekt i veçantë për të ka qenë edhe publikimi i një kënge me tekst të shkruar prej saj, duke shfaqur kështu pasionin e ri për shkrimin.
Komente 0