>
BIOSHQIP
Biografia
Shaban Cakolli, lindur më 1958 në fshatin Krilevë të komunës Kamenicë. Nga fëmijëria është aktivizuar në aktivitete të lira dhe letërsi. Shkollën e mesme kimiko-teknologjike e kreu në Dardanë, kurse studimet i ndoqi në Universitetin e Prishtinës. Ishte veprimtar aktiv në vendlindje, por pasi emigroi në Gjermani aktivitetin dhe veprimtarinë kombëtare nuk e la për asnjë çast.

Shaban Cakolli u lind në Krilevë në Kamenicë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Dardanë, kurse studimet në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës. Me shkrime ka filluar të merret qysh si nxënës. Shkruan poezi, prozë dhe publicistikë. Shkrimet e tij janë botuar në gazeta dhe revista që botohen në Kosovë dhe diasporë. Jeton dhe krijon në Gladbek të Gjermanisë.