Përse Më Ike
Më ike
o mike,
me mëngjesin
e vjeshtës
më le
me hirin e mallit
të ruajë
atë gacë të fshehur
të dashurisë
Mbeta në udhëkryq
të dashurisë
me sy kah qielli
duke pritur
pikat e lotëve të tu
që do t'i sjellin
retë ë kësaj vjeshte
- Poezi nga Shaban Cakolli
- U dërgua nga perla -
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Shaban Cakolli
Komente 0