Më mbaj mend (për 1 muaj)

PËr Inatin E Beogradit

PËR INATIN E BEOGRADIT
themeluan "Zërin e Arbërit"
Beogradi ushtroi dhunë
me na i zhdukë gjuhë e kulturë
Jo, mor jo, kjo nuk ndodhë kurrë
Se shqiptarët e duan kulturën
e mbajnë në zemër ndezur si furrën.
Krerët sërb rrinin n'pallate
tue hartue elaborate
me u humbë shqiptarëve të drejta
me i ndjekë prej trojeve të veta
Shumë na ndoqën në dhena tjera
por në çdo skaj veprimtarë kena
sikur miku Imri Trena
që as natën s'bënë gjumë në sy
për shqiptarë të vjetër e t'ri
sjellin dritë, sjellin shkëndijë
Imri Trena në Norvegji
punoi mësues me nxënës të ri
i mbushë në zemra atdhedashuri
qe dhjetë vite mbanë një Radi
kombit tanë me i dalur hakit
përmes valëve të Zërit të Arbërit
tue shpërnda gjuhë dhe kulturë
mërgimtarëve sikur gurrë
Nuk pushoi zëri i krijuesit
kreu misionin e shejtë të mësuesit
gjithë në veprim kundër pushtuesit
çështjën tonë internacionalizoi
fëmijët në shkolla, shqip na i mësoi
asimilimi mos të na i gllabëroi
Zërin e Arbërit, si valë deti
Imri Trena e udhëheqi
me do miq çë pat pranë veti
veprimtarë Ali Rexhepi
krah me te hovin se ndali
zemërgjërë Driton Jashari
Dy shqiptare si Shota e Tringa
zonjat Shemsije e Majlinda
Zëri i Arbërit për dhjetë vjet
në çdo shtëpi shqiptare u gjet
zë më i ëmbël nuk ka hiq
krejt shqiptarët i ka miq.

- Poezi nga Shaban Cakolli

- U dërgua nga perla -


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  9

Komente mbi këtë krijim


Duke u ngarkuar... Prisni ju lutem
Shiko të gjitha komentet