Lamtumirë Nënë

Lamtumirë nënë

po iku,unë biri yt
sa më vjen rëndë
Po shpirti,më ka ardhë në fyt


Lamtumirë vëllezër
e të dashur miq

për hirrë të kafshatës
duhet të ikim,të ligj


Idashuri atdhe
kurrë nuk të kthyam shpinën
Ishim përbetuar ne
të ndjekim katilen


Të zinjët e ullirit e hoqëm
e kurrë nuk u ngopëm

Qëndruam në skamje e uri
vetëm për pak Liri.


Gjaku i të rënëve gufoj

ja lirinë ua pruna

asgjë nuk ndryshoj
na mungon buka e puna
shpirti na ka ardhë te hunda

nuk na ndihmoj shkolla,as grykëholla
sdi çka po ndodhë
nga skamja,jemi lodhë

Digjemi si urnë
për një vend punë
për një kafshatë
ikim refugjatë

Eh,jemi të fortë si lisa
kalojmë kufij pa viza
me ne tregëtojnë sllav e rumun
nuk na duan askund

Jemi një grumbull Rini
botën e kemi marrë në sy
shkojmë,s´dijmë nga jemi nisur
na shpërndau ,kjo varfëri e krisur


Edhe sa kohë
edhe sa vjet?
I duhen shqiptarit
të mos braktisë,vendin e vet????

- poezi nga Shaban Cakolli


- Poezia u dërgua nga perla -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.7 / Votuan:  3