Biografia
Në vitin 2001, publikoi albumin e parë me titull "Njëri–tjetrin Ta Çmoni".
Në Festivalin nderkombëtar "Përmeti 2003" interpretoi këngën e Vushtrrisë me tekst të tij e muzikë të Pranvera Badivukut.
Në vitin 2004, merr pjesë në festivalin mbarëkombëtar "Gjirokastra", bashkë me orkestrën e Ansamblit "H. Prishtina", ku interpretoi këngën "Kur më del në derë".
Në Qershor 2004, Shaban Krasniqi merr pjesë në PoliFest 2004 me këngën "Vushtrria".
Në vitin 2004, publikoi albumin e dytë me titull "Kur mbrëmja bie".
Në Flakadani i Karadakut 2006, shpallet këngëtari më i mirë në interpretim "live" në konkurencë mes dhjetra ShKA-ve.
Në "Zambaku i Prizrenit 2007, u paraqit me këngën "Vallja e luleve", sipas motiveve të poezisë së Lasgush Poradecit e me muzikë të tij.
Në Lyrafest 2007 mori pjesë me këngën "Qupëzë e bardhë". Teksti ishte i kombinuar nga Agolli, Cajupi dhe Noli, ndërsa muzika nga Sh. Krasniqi.
Në Gusht 2008, Shaban Krasniqi merr pjesë në Zambaku i Prizrenit 2008 me këngën "Me Ju Vjen E Bukur Pranvera" me tekst të Milazim Sejdiut e muzikë të Pranvera Badivukut.
Në festivalin Anadrinia 2008, shpallet këngëtari më i mirë në interpretim "live" në konkurencë mes dhjetra ShKA-ve.
Në vitin 2009, merr pjesë në festivalin mbarëkombëtar "Gjirokastra", bashkë me orkestrën e Ansamblit "H. Prishtina", ku interpretoi këngën "E kujtoj atë takim".
Në Korrik 2009, Shaban Krasniqi merr pjesë në Zambaku I Prizrenit 2009 me këngën "Kohe E Shkuar". Për herë të tretë radhazi, Vushtrria përfaqësohet në këtë Festival nga këngëtari Shaban Krasniqi, kësaj radhe me komponimin e Arbër Krasniqit, me tekst të Naim Frashërit.
Në vitin 2010, publikoi albumin e tretë me titull "Vijnë Vashat".
Më 28 Nentor 2012, publikoi albumin e katërt me rastin e 100 vjetorit të shtetit shiptar.
Më datë 6 Nëntor 2014, Shaban Krasniqi publikon videoklipin "Flamuri Kombetar". Muzika e këngës u punua nga vetë Shaban Krasniqi, teksti u shkrua nga Ali Asllani, ndërsa për orkestrimin u kujdes Xhevdet Gashi.
Në vitin 2015, merr pjesë në festivalin mbarëkombëtar "Gjirokastra", bashkë me orkestrën e Ansamblit "H. Prishtina", ku interpretoi këngën "Vushtrria".