TEKSTESHQIP

Shaban Krasniqi
Skerdilajdi
Lyrics

Skerdilajdi
Kush lufton në Koshare
Kujt si dhimbset jeta fare
Kush ngjit malet në Junik
Kush po turret në Pashtrik, hej
Shokët kush në sup i mban (Gr. kush i mban)
Vdekjen kush e merr nishan
(gr. Kush e merr)
Skerdilajdi!
Refr. Skerdilajdi me nishana
Nji si dielli, nji si hana
Skerdilajd nuk ban mâ nana
Djalë të bukur, ka Tirana
2
Kush lufton në Preshevë
Kush e hap tankun me levë
Kush vikatë në Dobrosin
Gjakun ujkut kush ia ngrin, hej
Zemërligj’ve në bunker,
Jeten kush ua bëri ferr (ua bëri ferr)
Skerdilajdi
Refr. Skerdilajdi me nishana
Një si dielli, një si hana
Skerdilajd nuk ban mâ nana
Djalë të bukur, ka Tirana
3
Kush me plumba i kreh flokët
Kush me gjoks i mbroka shokët
Kush ka ra e nuk vdekë
Nuk vdes trimi në dyshek, jo!
Shokët kush në sup i mban
Vdekjen kush e merr nishan
(Gr. Kush e merr) Skerdilajdi!
Refr. I:Skerdilajdi me nishana
Një si dielli, një si hana
Skerdilajd nuk ban mâ nana
Djalë të bukur, ka Tirana! :I

Teksti: Bardhyl Llagami
Muzika & Orkestrimi, ze percjelles: Hysni Klinaku