TEKSTESHQIP
Shaban Krasniqi - Sef Kosharja
Shaban Krasniqi
Sef Kosharja

Një klip ndikon tek suksesi, ndaj materiali muzikor vjen para publikut i realizuar në sferën vizuale me videoklip, i cili u publikua me datë 7 Shtator 2020.
Teksti :: Song Lyrics
Sef Kosharja
Hej, Sef Kosharja i pari i fisit,
O hije t' paska o maja e lisit,
Hije m' ka o ju shokët e mi-e,
Kam dhanë jetën o per liri-e,
Kam dhanë jetën o per liri-e,
Jam shqiptar o kosovarli-e
S' na ka le o lokja prej barkut,
O- ho, na ka qite o huta prej çarkut-o he.

Hej, amanet o për me m' vorrue,
O varrin me frëngji e due,
T'i shoh fushat o jeshilue,
T' shoh flamurin o tuj flakrue,
Du manxerrin ne frenxhi t’varrit,
T' ia ngjesh hasmit në lule t' ballit,
Du’ manxerrin me gjithë fishekë-e,
O- ho, se s' kam vdekë-o e s' kam
me vdeke kurre -o he.

Hej, mal me gjak o u ba Kosova,
O luftë po bant-e o Sefë Kosharja,
Po ban luftë- e po ban kërdinë-e,
Gjëmojnë malet o duan lirinë-e,
Nuk jeton o shqipja pa dije,
Nuk gjallnon ajo pa lirinë-e,
Nuk duron o shqipja robni-e,
O- ho, jam shqiptar o kosovarli-e o he.
Komente 0