>
BIOSHQIP

(1946-2020)

Biografia
Shahindere Bërlajolli lindi në Pejë. Rrjedh prej nje familje vendase te qytetit te Pejes, familje kjo e njohur per kontribut te vlerave te profileve te ndryshme brenda familjes. Arsimin fillor dhe atë të mesëm i përfundoi në qytetin e arsimit dhe kulturës në Pejë, për të vazhduar me normalen e plotë për mësuesi. Rrjedh nga një familje vendase qytetare të vjetër të Pejës, nga babai biznesmen, Mustafë Bërlajolli dhe nga një nënë shumë bujare, Igballe Bërlajolli. Që në atë kohë familja Bërlajolli gëzonin një reputacion dhe një respekt shumë të veçantë te qytetarët e vendit edhe më gjerë. Shahinderja me shkëlqimin e saj në skenën muzikore të asaj kohe e vulosi edhe më tepër këtë respekt, duke u bërë njëherit artistja më e re dhe më atraktive e Pejës.

Qe nga viti 1959, ne moshen 13 vjece, Shahinderja behet solistja e pare me e reja profesioniste ne muziken artistike popullore. Hitet e medha te Shahinderes sot perpunohen nga kengetare te ndryshme te estrades shqiptare. U martua me kompozitorin e njohur Enver Stafai ne Gostivar, me kenget e se cilit triumfoi 5 vite radhazi ne festivalin e vetem te asaj kohe Akordet e Kosoves. Ky cift bashkeshortor lane gjurme te pashlyera ne boten artistike muzikore kombetare. Ky cift artistik solli ne jete tre djem, Albanin, dhe binjaket Arditin dhe Astritin qe sot e kesaj dite vazhdojne rrugetimin e prinderve. Shahinderja eshte njera nga legjendat e gjalla e cila jeton ne qytetin e Gostivarit dhe Prishtines.

Ishte vetëm 13 vjeçare kur për herë të parë debutoi në festivalin e asaj kohe "Mikrofoni është juaji", event i cili mbahej në Pejë dhe talenti i Shahinderes do të dilte në pah. Prej momentit të parë ajo i fitoi zemrat e publikut dhe u bë e preferuara e publikut pejan, ndërsa më pas sukseset e saj nuk kishin të ndalur në Kosovë dhe jashtë saj. Ajo u bë artistja e vetme profesionale në moshën adoleshente. Ishte vetëm 13 vjeçare, por kishte një zë prej bilbili dhe shumë origjinal popullor.

Sukseset e saj nga viti '59 e tutje ishin marramendëse: fituese e pesëfishtë e festivalit më prestigjioz të asaj kohe "Akordet e Kosovës" prej ku doli me performancat e saj dhe hitet e radhës siç janë këngët: "Në zabel të erdha", "Miriban", "Kush ma i pari bani", "Gajdexhiu", "O bylbyl me pika-pika", "Hajde dalim moj goce". Ajo përfaqësoi vendin edhe jashtë dhe duke sjellë çmimet më artistike. Ndër vite karriera e kësaj ikone kosovare rritej dhe zhvillohej edhe më shumë me pjesëmarrjet e saj e me këngët origjinale. Zëri dhe mënyra e të kënduarit autokton e bën këtë këngëtare një ikonë të vërtetë të muzikës popullore kosovare. Zëri i saj u dëgjua shumë larg, çdokund nëpër botë, ngado që ajo këndonte trofetë ishin pjesë e saj.

Repertori i Shahindere Bërlajollit numëron 280 këngë, shumica e të cilave janë të regjistruara në Radio Prishtinë dhe në vende të tjera regjistruese. Gjatë karrierës së saj 55 vjeçare Shahinderja do të bëhet letërnjoftim me këngët e saj shumë të dëgjuara, zëri i saj unik do dallohej menjëherë që sot e kësaj dite. Publiku i këndon edhe në ditët e sotme këngët e saj me shumë dashuri dhe nostalgji janë: "Në zabel të erdha", "Miriban", "Kush ma i pari bani", "Gajdexhiu", "Baresha e dashnume", "Lules", "Hajde dalim moj goce", "O bylbyl me pika-pika", "Një lule në Gostivar" dhe shumë këngë të tjera.

Në Qershor 1970, Shahindere Bërlajolli merr pjesë në Akordet E Kosoves 1970 me këngën "Vaji I Vashes".

Shahindere Bërlajolli-Stafaj u nda nga jeta me 3 Maj 2020. Lajmin e hidhur e ka ndarë me ndjekësit në Facebook Besiana Mehmeti:

“Sot na la një prej zërave më origjinal të këngës shqipe Shahindere Bërlajolli- Stafaj e cila në çdo paraqitje reflektonte civilizim dhe kulturë. Nga Peja dhe familja e njohur Bërlajolli, në Gostivar për të mbetur gjithnjë energjike, kërkuese, motivuese. Pas jetesës dhe sukseseve në Prishtinë, ajo në mes dy dashurive zgjodhi vendlindjen e bashkëshortit- muzicientit të mrekullueshëm me kujtimin e të cilit u shoqërua në dekadën e fundit! Megjithë sfidat e jetës ajo në çdo bisedë reflektonte aq shumë pozitivitet, dashuri dhe krenari!Ngushëllime familjes Stafaj! Alban, Astrit dhe Ardit të jeni krenarë që mbartni traditën e një ikone të pakopjueshme dhe unike! Muzika shqiptare sot është në zi, por kënga e pastër shqipe që kultivoi do jehojë kurdoherë bashkë me emrin e saj që historia e muzikës autoktone do ta shkruajë me shkronja të arta!”, ishin fjalët e saj.
KATEGORI: