TEKSTESHQIP
Shaqir Cërvadiku - Hiç
Shaqir Cërvadiku
Hiç

Melodinë dhe tekstin e realizoi Fatmir Muja, teksa kënga u orkestrua nga Rrahman Kryeziu.

Teksti :: Song Lyrics

Hiç për mu nuk është e lehtë
Me t'pasë n'zemër pa t'pasë n'jetë
Hiç për mu nuk është mirë
Kjo dashni me mbetë dëshirë

Po s'kam çka me ba
Qenka shkru me u vra
Me tjerët me qesh
Me veten me qa

[REF. 2x:]
Hiç
Ma mirë hiç mos me folë
Se me pyt me mu çka ndodh
S'ka çka ndodh ma shumë se kjo
Me i thanë zemrës jo, jo, jo!

Hiç kjo zemër është rehat
Me t'ni afër e me t'pasë larg

[REF. 2x:]
Hiç
Ma mirë hiç mos me folë
Se me pyt me mu çka ndodh
S'ka çka ndodh ma shumë se kjo
Me i thanë zemrës jo, jo, jo!
Komente 0