TEKSTESHQIP
Shaqir Cërvadiku - Atje Atje Larg
Shaqir Cërvadiku
Atje Atje Larg

Autor i muzikës është vetë artisti, tekstin e punoi Izet Rraci, ndërsa autor i orkestrimit rezulton të jetë Burim Krasniqi.
Teksti :: Song Lyrics
Atje atje larg
Diku në Arbëri
Mendimet më qojn
Kur isha fëmijë.

Atje atje larg
Tek njerzit që i dua
Atje ku lulet
Qelin veç për mua.

Kosovën mos ma kujtoni.
se nuk mundem të duroj.
Po kam frikë se m'pushon zemra.
Para se atje të shkoj.
Po kam frikë se m'pushon zemra.
Para se atje të shkoj.

Atje atje larg, kam lanë Babë e Nanë.
Atje atje larg, një Vash e kam lanë.
Kam me i lanë të gjitha dhe mos pyetni pse.
Dua të jetojë, në t'bukurin Mëmëdhe.

Kosovën mos ma kujtoni.
se nuk mundem të duroj.
Po kam frikë se m'pushon zemra.
Para se atje të shkoj.

Po kam frikë se m'pushon zemra.
Para se atje të shkoj.

DËRGOI:
Komente 1