TEKSTESHQIP
Shaqir Cerrvadiku & Mahmut Ferati - I Meçmi Dhe Budalla
Shaqir Cerrvadiku & Mahmut Ferati
I Meçmi Dhe Budalla

Teksti :: Song Lyrics
Ngjyra, ngjyra kjo dynja, një pare mend, askush s'i ka
Për me i ra çdo pune në fije, njeri vlen aq sa ka dije
Ai i mençmi, me një fjalë, e pajton krejt një mahallë
Ai budalla që nuk din, turbullon ujin që e pin
Ai i mençmi, fjalë s'hargjon, kur e sheh që s’ka kush ngon
Ai budalla e prish rrenin, kur ja zen o t'mençmit venin

Ai i mençmi me 5 pare, 5.000 vetve ju bën qarë
Me ja dhanë paret budallës, ja qet flakën krejt mahallës
Me t'qellu hoxha budallë, kurrë kah kiblja s'ki me u fal
Me t'qellu hoxha me men, kurrë shejtanit s'i lë ven
Me t'qellu mjeku budallë, prej spitalit s'del i gjallë
Me t'qellu mjeku me dije, pa e kry fjalën, të bie n’fije

Me pleqnu punë dijetari
Çka ka mbrapsht, e kthen për së mbari
Me t'pleqnu budalla punët, thot: "Ti vetes, puthja hundët"
Me t'qellu budallë këngëtari, ta bën dasmën ditë pazari
Me t'qellu këngëtar me men, me zërin e tij, njerëzia flen
Tupanxhi me kanë budalla, ka me hjek prej tij mahalla
Tupanxhi me kanë me men, hijeshon vallen në çdo ven

Ai i mençmi, fjalë sheqer, din ku jep e din ku merr
Ai I budalla që s'ka men, pak me dhonë, gjithmonë ta përmen
Me i çu 10 budallë me ble, i 11-ti, vetë ti je
Me i çu 10 budallë me shitë, budallë je, po s’e ke ditë
Ai që din, dritë ka me ba, ai që s’din, lyp terr ku s'ka
Na dhashtë Zoti n'këtë dynja, na ndihmoftë veten me pa

DËRGOI:
Komente 1