A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Trishtim

E Lodhur Nga Bota

Ende pa lindur hëna, doren mbi tastierë,
Dora e saj e bardhe lozte per mbi nota,
Ndersa i binte pianos lotet nuk pushonin,
E strukur ne nje cep,e lodhur nga bota!

Bota me per te s’kishte asnjë shije,
Edhe pse perpiqet te loze nota dashurie,
Nata ngadal po perthyet,tingujt ngrihen vale,
Muzika i mplekset me lotet kristal.

Nga dritarja hyjne hena edhe yjet,
Muzika fluturon kaplon malet pyjet,
Sonte ajo loze muzike te lire,
Tingujt edhe lotet treten ne erresire.

Perse i thote hena,me thuaj cka ngjare?
Keshtu te deshperuar s'te kam pare me pare,
Jam ketu sonte me ty,dhe si yjet te dua,
Ndaj gezohu,dhe loz Bethovenin per mua!

- poezi nga Shaqir Nina


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3.8 / Votuan:  6





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019