Tema: Poezi Për Natyrën

Bashkë Me Valët E Lumit

Thashë të iki së bashku me valët e lumit,
ndajë ndoqa rrjedhën e tijë të gjatë,
i lodhur ndoqa perendimin e diellit,
papritmas u errësua dhe rrethë meje u bë natë.

Errësira shtrihet kudo e shumë larg prej meje,
për rrethë vetëm terr,nxijnë malet e pyjët,
ngela në bregun e gjelbërt të lumit,
duke shprehur dëshira sa here në qiell digjen yjet.

Po, po i vetëm dhe shpesh flasë me veten time,
ku dallgët përplasen në breg,bëhen thërime,
nata po rreshqet dhe vargë ikin orët,
tok me dëshirat e mija treten metehorët.

Shpirti e zemra pak nga pakë nisin të me mbyllen,
edhe pse po këndoj me buzët qe më dridhen,
pas pak del drita,mëngjesi shpaloset sikur magjia,
mbi zërin e mbytur e të trishtuar të këngeve të mija.

- poezi nga Shaqir Nina


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  5