A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Natyrën

Debora...

Flatrat e bardha u shkeputen nga kupa e qiellit,
Rete bardhoshe zune rrezet e diellit,
Bora nisi te bjere pake nga pake dhe lehte,
Mes klithmave te zogjve qe enden mbi kenete.

Bora pushtoi te gjithe qytetin tim te vjeter,
Mbuloi me bardhesi rruget e lagjet e ndyra,
Zbardhi kudo,mbi cati pragje hone e rrepira,
Me debore te bardhe e gjithe menxyra.

Nga bardhesia vjen shkelqimi dhe pastertia,
Ne zemrat e njerzve ku mungon dashuria,
Qe tashme ka ngecur,eshte fikur,
Ka ngel vend numero ne shpirtrat e mykur.

Nga qielli i meshires,u derdh debora e bardhe,
Mbushi kuroret e pemve,mbushi moll e dardhe,
Mbushi malet pyjet ,e prape flokzat nuk ndahen,
Duhet shume debore qe shpirtrat te lahen.

- poem written by Shaqir Nina


Choose star rating

Rating:  4.1 / Votes cast:  32





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019