Tema: Poezi Për Dashurinë e Humbur

Ike E Dashur

Ike e dashur, ike pa me pershendetur,
Nga dita qe ike malli me ka tretur,
Shekuj me jane bere ditet, mezi po i shtyj,
Kam nisur alkolin,dhe neteve po pi.

Jeta pa ty me eshte bere e veshtire,
Dhe nuk shpresoj te behet me e mire,
Me braktise naten pa me thene nje fjale,
Te me thoje e dashur nuk do te thoja ndal!

Tinez u largove duke me harruar,
Me le pase te vetem e te deshperuar,
Nuk doja me teper vec nje perqafim,
Peng me ka ngelur rendon shpirtin tim.

- poezi nga Shaqir Nina


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  7