Kane Ngecur Akrepat E Ores

Ka kohe qe me kane ngecur akrepat e ores,
Me kote mundohem ti leviz me gishtat e dores
Dhe era qe fryne fuqishem dote,nuk i leviz,
Cuditem me te,qe per toke shemb peme e lis!

Koha ka fjetur,dhe eshte ne gjumin letargjik,
Sa do te deshiroja,te kisha nje shkop magjik,
Ti zgjoja oret dembele qe flejne pareshtur,
Qe Kohen e kane ngrire e kane bere te heshtur!

Perse ky stres per kohen e humbur,
Per kohen e fluturuar si gjethe e shkundur,
E di qe koha ka ngecur,akrepat po flejne,
Me qindra pike pyetje trurin ma mberthejne!

E di qe me lodhi koha,por do ta zgjoj, jam i bindur,
Shpresoj ne nje cast,se ka per te rilindur!
Moment i cili shpejte do te vije,
Do jete vete koha qe akrepat ,perpara do ti shtyje.

- poezi nga Shaqir Nina


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  51