Tema: Poezi Për Stinët

Shiu Dimror

Peizazhet te rrejne sot ne kete dite me shi,
shiu mbush pellgjet qe rrjedhin nga dal.
Ashtu kote zvarritem neper rruget e lagura,
me heshtjen time,pa folur asnje fjale!

Fundja nese flas,kush do te me degjoj?
veshtroj horizontin,dhe hapin e ndal.
Nje deshire e castit me vershoi ne mendje,
te vallëzoja me flokezat e debores ne mal.

Sot eca mbi pellgjet e shiut dimeror ,
mbi supet e mija rendojne pikat e shiut,
Rrjedhin me vertik pikojne pika pika,
perplasur me forc nga era e Veriut.

Mbremja afron,dritat verbojne rruget,
dita po perthyet edhe ze te struket.
Prap sonte nje nate e merzitshme me shi.
ujra qe rrjedhin,cati qe zhurmojne e njejta melodi!

- poezi nga Shaqir Nina


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  29