A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Natyrën

Nostalgji Per Kohen

Pemet sa po shkunden gjethet e fundit,
Debora ka nisur,e nuk di te ndalet,
Qyteti ka heshtur trishtueshem,
As lumi nuk i perplas me valet.

Dallget e debores me trondisin shpirtin,
Era qe fryne nga malet,deboren perplas,
Flokzat rreshqasin mbi fytyren time,
Dhe une i menduar ve buzet ne gaz.

Rete te ngarkuar ne qiell shkojne e vijne,
Plot me debore qe me zgjoi nostalgjine,
Kujtimet me derguan shume vite perpara,
Tek lozja me debore me cizmet e cara.

Boshllek po ndjeje ne fund te shpirtit,
Sa shume do te doja,ta ktheja ate kohe,
Ndersa ajo iken fluturimthi para syve te mije,
Ta ktheja e te lozja me topa bore,si dikur femije.

- poem written by Shaqir Nina


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  33





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019