Poezisë

Bashkë duhemi, grindemi e prap duhemi,
Prej kohësh me ty kam rënë në dashuri,
Ndodhe që ndonjëherë të bindem për divorc,
Por rrahjet e zemrës na bashkojnë përsëri.

Nuk di kur ti poezi erdhe tek unë,
I thamë me zemër njeri-tjetrit:Të dua!
Dhe po të dua, s’jetoj dot pa ty,
Ashtu sikundër dhe ti s’jeton pa mua.

Ndodh që nganjëherë edhe harrohemi,
Kur zemra dhemb une vargje nisë,
Herë vargjet vijnë në kohë herë vonohen,
Por gjithmonë, shtohen në ditën e poezisë.

- poezi nga Shaqir Nina


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  33