Tema: Poezi Për Shoqerinë

Të Gjithë Së Bashku

Diku në cepin e një katundi rrëze mali
Në një kullë zoti shumë fëmijë fali
Baba i ulur pranë oxhakut me llullë
Cdo ditë gëzimi dhe areja ushtonin në kullë.

Të gjithë së bashku tok,u thoshtë i zoti
Bashkë në gëzim,e në mort ku rrjedh loti
Dhe vetë në dasma turrej i pari në valle
Po ashtu i pari dhë në sofrën e madhe.

Vitet iknin,dhe fëmijet përpjet shtatë lëshuan
Dhe më pas një nga një të gjithë u martuan
U benë me femijë,sepse vitet vanë
Për respekt te babës së bashku,nuk u ndanë.

Punët i ndante plaku i shtëpisë me natë
Nuset ca me dhenë,e ca punë me shatë
U shtua pasuria,dhe ca lekë menjëanë
I drejtë ishte plaku,dhe kur ndante paranë.

Si gjithmon pranë oxhakut me llullën përpara
Cdo natë plaku raki mjaltë me ara
I mblidhte djemtë, u ndante punë
U thosh: do të ndaheni kur të vdesi unë.

Nuset gjithë natës gjumi nuk i zinte
Mezi prisnin mëngjesin shpejt qe të gdhinte
Turreshin me vrapë tek plaku si të thekur
Me shpres që plakun , ta gjenin të vdekur.

Plaku mbahej i fortë por si lis
Jetën e kishin të gjatë të gjithë si fis
Të gjithë të bashkuar se kështu ishte besa
Dhe pse që plotë kulla me nipër e mbesa.

Nuset gjithë kohës vdekjen me ankth po i prisnin,
Por nga sherret netve burrat po u vdisnin
Cdo natë i luteshin zotit dhe bënin magji
Plaku jo se jo por djemtë iken para tijë.

Ditë të zeza për plakun,zotit i lutej per te ikur
Askush nuk i afrohej, oxhaku mbeti fikur
Nuset s'kishin kohë,si me parë ta lanin
Me sherr e shamat pasurinë po ndanin.

E braktisën, pranë oxhakut e lanë
As ujë as bukë, as edhe nje qese duhan
Një natë beri ftohtë, plakut i iku goja
Kërrusur pranë oxhakut vdiq nën rrenoja.

- poezi nga Shaqir Nina


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3