Shefik Arifi Poezi
Shefik Arifi

Tema: Poezi Dashurie


Të Dua!

Me ty më shtohen rrahjet e zemrës
Me ty pranvera bëhet më e pranvertë
Më thuaj: ti ia dhe bukurinë Hënës?
Apo Hëna të dha bukurinë e vet?

Të dua,siç dua qeshjen te fjalët
Të dua siç dua ëmbëlsinë te zëri
Më thuaj: ti ia dhe detit valët
Apo deti erdhi tek ty i tëri?

- Poezi nga Shefik Arifi


- U dërgua nga Shefik -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0