Tema: Poezi Për Natyrën

Bregdeti

Sa herë që vij dhe e vizitoj,
Ketë bukuri shumë të rallë.
Oh, sa shumë që e shijoj!
Bregdetin tonë shqiptar.

Dhe nis e flas me vete,
Sa herë që vij këtu.
Nuk bëhet masakër mbi det,
Çuditem me ju!

Që nga Durrësi e gjer në Vlorë,
E nga Vlora në Sarandë.
Të lanë të shkretë, pa vënë dorë,
Si mall që del për ankand.

Dhe nis e flas me vete,
Sa herë që vij këtu.
Nuk masakrohet jo,
Në det, ngjyra blu.

- poezi nga Shefik Arifi


- Poezia u dërgua nga Shefik -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  473