A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #


Tema: Poezi Për Shoqerinë

A Të Kujtohet

A të kujtohet si ishte dikur,
Atëherë kur shtëpit ishin me gurë.
Kur një dhomë e ndanim shumë veta,
Por kishim më shumë se sot nga jeta.

Atëherë kur gjerat kishin tjetër faqe
Mes njerëzve kishte më shumë paqe.
Ndryshonte nga sot ajo botë,
Asokohe derdhnim më pak lotë.

Atëherë kur gjerat ishin të pakta
Por dashurit mes njerëzve më të zjarrta.
Të kujtohet kur shumica merej me punë,
Dhe nuk kishte budallalliqe shumë.

Kur në tavolina shumë gjera s'kishim,
Por dhe me fara kungulli më të lumtur ishim.
Atëherë shoqëria kishte vlera më të larta,
E ditët e sodit s'mund të quhen të arta.

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  122





teksteshqip.com © 2007 - 2017