>
LETERSISHQIP

Shikimi I Saj

E mbaj mend shikimin e saj,
Për herë të parë kur u takuam.
Porsi rreze dielli në maj,
shikimet më torturuan.

Shikimi që kishte mikja,
Në shikimin tim mbeti.
Nuk kishte më vlerë ikja,
Se s’ikën vala nga deti.