>
LETERSISHQIP

Prit Oj Vajzë

Tek ecte, nuk kish të sharë.
Sikur fliste me hënë e yje.
Prit moj vajzë, më thuaj një fjalë,
Se je si lule qershie.

Ç’më kujtove vitet që s’i kam fshirë,
Diçka të ngjashme kemi ne.
Që ty moj vajzë të të shoh mirë,
Mos i ul sytë përdhe.

Tek ecte, nuk kish të sharë,
Sikur fliste me hënë e yje.
Prit moj vajzë, më thuaj një fjalë,
Se je si lule qershie.