>
LETERSISHQIP

Nuk E Kam Fshehur

Nuk e kam fshehur asnjëherë
Që nuk ka si vendlindja jonë
Atje, gjithnjë e kam shpirtin pranverë
Plot me lule dhe aromë.

Dhe në ëndërr, gjithnjë më shfaqet
Ashtu e bukur si në ditët e fëmijërisë
Dhe unë pastaj fshij lotët nga faqet
Sa herë mbushem me kujtimet e vegjëlisë.

Kujtime që shpirtin ma mbajnë gjallë
Ndërsa eci rrugëve nëpër botë
Me to ngushëllohem kur kam mall
Me to ngroh shpirtin kur kam ftohtë.

Nuk e kam fshehur asnjë herë
Që nuk ka si vendlindja jonë
Atje, gjithnjë e kam shpirtin pranverë
Plot me lule dhe aromë