>
LETERSISHQIP

Dhe Kur Të Mos Jem Më

Drejt teje vij
Në sqepin e një zogu mbahem.

Me të, çajmë erën
Çajmë shtërngatën në qiellin e mallit

Dhe të zëna t'i kem rrugët, prap do të vij
Dhe kur të mos jem më, mos më kërkoni!

Se patjetër do jem rrugës duke ardhur
Në vëndin tim do mbrrij

Le të mbetem cicërimë!