Shefik Arifi Poezi
Shefik Arifi

Tema: Poezi Për Vendlindjen


Mos M`i Vra Ëndërrat

Mos m'i vra ëndërrat
Ëndërrat mos m'i vra
Se pa yje qielli
Çfarë kuptimi ka.

Mos m'i vra ëndërrat
Kurrë, o njeri!
S'ka kuptim vendlindja
Pa pak dashuri.

Po m'i vrave ëndërrat
S'ka ëndërra do thonë
Se pranverë s'ka
Pa lule dhe aromë.

Ëndërrat mos m'i trëmb
kurrë, o njeri!
Se zemra s'është zemër
Kur s'ka dashuri

- Poezi nga Shefik Arifi


- U dërgua nga Shefik -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0