TEKSTESHQIP
Biografia
Shekulli i dreqit eshte nje grup i muzikes rock nga Struga, Maqedonia i cili u themelua ne vitin 1988 dhe gjate jetes se tyre artistike kane regjistruar tre albume nga te cilat vetem dy jane publikuar (Apocalipsa – 1993 dhe Kori i engjujve – 1995) te cilet kane qene krejtesisht te rrymes hard-rock, ndersa tek i fundit(qe nuk u publikua kurre), ritmi dhe stili i tyre ishte me i bute. Fillimisht, ky grup eshte themeluar nga tre anetare entuzijast nga fshati Ladorisht i Struges gjate vitit 1988,edhe ate nga Qani Allka – kitarist, Menderes Lumani – kitarist dhe Samedin – Dini kengetari i pare i keti grupi. Keta ne fillim veprojne si grup ndejesh neper plazhet e qytetit dhe me vone ky grup e merr formen e vet te grupit serioz kur ne te bashkangjitet me bateri Ergin Borova nga Struga. Me pas grupit i bashkangjitet edhe Faton Pollozhani me tastiere dhe kulmin e vet e arrine kur ketij grupi i bashkangjiten Nderim Selmani me solo dhe ritem kitare dhe Ardian Demiri me bas kitare(1993), te cilet me stilin e tyre Heavy Metal, Shkullit te dreqit i dhane imazhin e nje grupi Hard Rock me ambicje te medha per sukses. Perberja definitive me te cilen ky grup i arriti sukseset me te medha ne karieren e vete muzikore ishte: Qani Allka – vokalist, Menderes Lumani – kitarist, Ardian Demiri – bass kitarist, Nderim Selmani – kitarist, Faton Pollozhani – tastature dhe Bajrami ne bateri. Grupi funksionoi me shume sukses dhe me shume turbulenca brenda tij deri ne fund te viteve 1997 kur nga rradhet e keti grupi u largua Nderim Selmani(shkoi ne Amerike) i cili me stilin qe luante ne kitare keti grupi i dha oreolen e Heavy Metal-it,qe kurre me vone nuk mundi te zevendesoet me kitarist tjeter. Pas keti grushti te madh qe i ndodhi grupit, bendi pati nje periudhe pasive me ate qe u largua nga skena muzikore per plot 4 vite dhe ne fund u rikthye duke incizuar edhe nji album tjeter ne vitin 2001 – Ura e Sherreve-(te tretin me rradhe, me ndihmen e Arben – Benit nga Zvicra) qe nuk u publikua kurre per shkak te financave dhe i cili edhe sot e kesaj dite gjendet ne arkivin e grupit. Pas kesaj periudhe grupi pati shume perpjekje per tu rikthyer ne skenen muzikore, mirepo pati shume pak sukses ne kete. Definitivisht, grupi u shpernda pasi qe per here te fundit e dha koncertin e tij promovues per albumin e tyre te fundite- Ura e sherreve –, por qe ne fakt qe koncerti i tyre perfundimtar i perbashket,edhe ate ne Tirane,ne nji atmosfere spektakolare te organizuar nga televizionet "Sot 7″ dhe TV Arberija ne liqenin artificial te tiranes,ku grupi u paraqit me nji ekip spektakolar te perbere prej 15 anetaresh,ku u kenduan per here te fundit – live – kenget"S dot lejoj", "Takimi ne varre", "Ura e sherreve" si dhe 12 kenge te tjera, te pregatitur dhe te te performuar shkelqyeshem nga djemte e grupit dhe percjellja tjeter. Me pas ne vitin 2005 nga grupi u largua edhe bass kitaristi Ardian Demiri per arsye profesionale(punoi si avokat ne Struge)dhe me kete grupi e humbi edhe qellimin per te ekzistuar me tej.Pas nji kariere te gjate dhe te bujshme, viti 1988 llogaritet si vit i lindjes te keti grupi legjendar(legjendar sepse ka vepruar si bend Heavy Metal ne nji kohe kur ishte e veshtire te besh muzik dhe ti mbash floket e gjata) ndersa viti 2005 si viti i shperberjes te keti bendi,i cili gjithsesi do te mbetet ne analet e muzikes shqiptare ne pergjithsi, por ne vecanti i muzikes Rock dhe Hard Rock ne gjitha trojet shqiptare.

Autori: Musa Doroci

Antaret:
Qani Allka – Vokal
Nderim Selmani – Gitare
Menderes Lumani – Gitare
Ardian Demiri – Bas gitare
Faton Pollozhani – Piano
Bajram Asani – Bateri