TEKSTESHQIP

(1961-2019)

Biografia
Sherif Dervishi, këngëtar dhe rapsod, u nda nga jeta më 21 nëntor 2019. Dervishi ndërroi jetë në spitalin "Nënë Tereza" në kryeqytet, pas një hemoragjie cereblare, e cila rezultoi fatale.
Ai ishte biri i Dardhës që e deshi dhe ju përkushtuar lindi në Lugjej në vitin 1961, në nje familje patriotike të Dali Dervishit. Në këtë familje ishte traditë dhe kënga por Sherifi qe në fëmijëri u ngjit në skenë e ra në sy për zërin e tij të veçantë.
Kënga e tij e parë "Shqipëri kala vigane" e kënduar më 1978, kur ishte vetëm 17 vjeç, por që u prit shumë mirë dhe si një zë premtues. Për arsye biografie nuk vazhdoi të shkollohej dhe u sistemua në punë në minierën e bakrit në rrethin e Mirditës, ku u aktivizua me grupin folklorik të minieres por edhe me Ansamblin e rrethit Mirditë.
Pas viteve 1995 u aktivizua si solist në Estradën Profesioniste të Peshkopisë ku interpretoi disa këngë, këndoj në disa skena brenda e jashtë Shqipërisë. Ka marrë pjesë në disa takime folklorike si në Turqi, në Festivalin "Sharri këndon" në Tetovë, nnë takimet folklorike të Danubit u vlerësua me çmim të dytë si instrumentist dhe si solist. Në Festivalin Folklorik në Gjirokastër këndoj këngën "Ç’po i folka burri-burrit", dhe në vitin 1993 mori pjesë në Festivalin e Beratit me këngën "Prej Dibre në Tiranë", ku pati jo vetëm duartrokitje por dhe vlerësime.
Krahas shumë këngëve Sherifi ka dhe disa vidioklipe të këngëve të tij si "A dëgjon një zë bilbili", "Nusja jonë vetull kurorë", "Ishe e mbete shqipe Lure", "Në sytë e tu marr dritë e shpirt", "Të falet kombi ty Mirditë", "300 djem – 300 duvak". Në gusht të këtij viti publikoj videoklipin "Këngë për Sali Dervishin", një duet me djalin e tij, Fatjonin.
Pak ditë më parë, me 15 nëntor 2019, në festimet për ansamblin "Kuvendi" të Zall Dardhës, Sherif Dervishit iu dha urdhëri "Naim Frashëri" i Klasit të Parë nga Presidenti i Republikës. Në këtë përvjetor ai u nderua edhe me certifikatë mirënjohje nga Ansambli "Kuvendi". Kënget e tij i dhanë tonin kësaj veprimtarie, duke mos menduar askush se kjo do të ishte kënga e tij e fundit në skenë.
Sherif Dervishi, admirues i shumë dashamirësve të muzikës, është "Qytetar Nderi" i Dardhës dhe së fundi, me unanim të plotë, Këshilli Bashkiak i Dibrës i akordoi titullin "Qytetar Nderi".