TEKSTESHQIP

Sherif Merdani
Kenga E Nenes
Lyrics

Unë isha fëmijë, klas e parë
U ula ngadal' n'abetare
Dhe çngjyra mu hapën ndër fletë
Si lëndinë

Ja e para fjalë erdhi nëna
Nëna ime thashë aty brenda
Imja gjer sa ish aq e bukur Nënëzo...

Ngjyrat përreth saj hidhnin valle
Ish si në shtëpi dhe n'abetare
Ish ne shpirtin tim kaq e madhe
Nënëzoo

Nënë zëri yt kënga jote
Kurrë s'na ndoqi pas nëpër shqote
Rriti o djem o,ju do bota
Edhe t'bukur edhe luftëtarë

Vajzat tona kush i ka vallë
Shqipërisë i rrijn' yll në ballë
Nënat tona gaz' i pa prerë
Këng' e tyre s'ndalet asnjëherë

U rritëm ngadalë si llastarë
Ne puthjen e nanës në ballë
Në rrudhat e tyre ne pamë
Shtigjet tona

Ecëm ne në jetë edhe u zbardhëm
Për ato, fëmijë neve mbetëm
Se vetë fjala Nanë nuk njeh moshë
Asnjëherë...

Nënë zëri yt kënga jote
Kurrë s'na ndoqi pas nëpër shqote
Rriti o djem o,ju do bota
Edhe t'bukur edhe luftëtarë

Vajzat tona kush i ka vallë
Shqipërisë i rrijn' yll në ballë
Nënat tona gaz i pa prerë
Këng' e tyre s'ndalet asnjëherë

S'dalet asnjëherë nëpër botë
Kjo është nënëzo kënga jote
S'ndalet asnjëherë nëpër botə
Kjo është nënëzo kënga jote

DËRGOI:
INFO
Këngën e kompozoi Agim Prodani.