TEKSTESHQIP

Ka ndërruar jetë më 29-8-2021

Biografia
Sherif Merdani ishte këngëtar i muzikës së lehtë shqipe, i përndjekur nga sistemi komunist dhe diplomat shqiptar nga Shqipëria. Ka kënduar sidomos këngë të kompozuara nga Kastriot Gjini. Pas Festivalit të 11-të, si edhe disa kolegë të tij, u perndoq nga diktatura e Enver Hoxhës dhe bëri 16 vjet burgim. Në vitet '90 ka punuar edhe si diplomat në ambasadën shqiptare në Romë.

Pjesëmarrës në dhjetra festivale, Merdani i fali muzikës së lehtë shqiptare disa prej këngëve më të bukura si "Kënga e nënës", "Duart e tua", "Pa harrim", "Të pres në Tetor" etj. Karriera e Sherif Merdanit nisi në vitet ‘70, por vrulli u pre në mes nga diktatura komuniste. Pjesëmarrja e tij në Festivalin e 11-të, ashtu si për artistë të tjerë rezultoi e pakompromis! Ai u përndoq nga diktatura e Enver Hoxhës dhe kaloi në burg 16 vite të jetës.

E që nga ajo kohë Merdani nuk ishte më vetëm këngëtari që me pasion të thellë i kendoi nënës dhe dashurisë, por një simbol rezistence ndaj censurës në art. Ndërsa skenës shqiptare ju bashkua në të tjera festivale, si për t’i treguar vetes, artdashësve dhe diktaturës se një shpirt i lirë mbetet i lirë përgjithmonë.