Mbi supet e brishta
Një gjethe kish mbetur
Dhe nga kish rënë e di
E dije edhe ti
Dhe sa e pa nëna
Mbi sup prapë e la
U rrite ti o bijë
Më tha
Troket tek unë
Troket një tjetër stinë
Në buzë dhe brenda syve
E ndjej dashurinë
Një fjalë atë natë
Jo nëna nuk më tha
Petali i pranverës
Mbi sup më ra.