Biografia
Ansambli në themelim kishte seksionin e valleve, këngëve, orkestrinën dhe grupin e lojrave dimërore, të barinjve dhe të fëmijëve.Në këtë Ansambël kontributin e vet e kanë dhënë mbi 140 antarë. Programi i këtij Ansambli ka qenë dhe është sajuar me krijimet e mendjes dhe të shpirtit të njeriut të kësaj treve, që janë krijuar këtu, e që barten brez pas brezi.
Ky Ansambël, prej themelimit e deri më tash, me sukses të jashtëzakonshëm, ka prezantuar folklorin burimor të kësaj pjese të Kosovës, në gjithë Kosovën, në teritorin e ish-Jugosllavisë, në Ballkan e më gjërë. Vlen të përmenden paraqitjet e këtij Ansambli në Ohër, Kumanovë, Beograd, Ruski Kostur-Vojvodinë, Lebanë-Serbi, Zagreb, Gjirokastër, Francë e gjetiu. Ky ansambël edhe sot vepron dhe merr pjesë në manifestime të shumta.