>
LETERSISHQIP

Të Mir E Të Ligj Në Djall Përfunduam

Të gjith ata që në jetën time
si miq të mir i kisha besuar,
kurthe e intriga më ngritën pas shpine,
më dolën papritur "thëngjij mbuluar".

Por përsëri ju dhash një shanc të dyt,
ndoshta herën e parë në gjykim gabova,
ashtu si të pa besë, desh më nxorën syt,
atëher në djall të gjithë i dërgova.

Dhe unë në jetë pa dashje lëndova,
falje kërkova, por s'ma pranuan,
s'më dhanë asnjë shanc, dhe pse u pendova,
pa hezitim në djall më dërguan.

Gjykim të drejt nuk ka në këtë botë,
me faj, pa faj, të gjithë u ndëshkuam,
padrejtësia dhe egoizmi u bënë tok,
të mir e të ligj në djall përfunduam.
Tiranë 30.01.2019